TITLE: SHËNJESTRA IME NË KARIERË

Muzika si art me specifika të veçanta ka zhvilluar fusha kushtimisht të pavarura mes vete. Zhvillimet e sotme të teknologjisë së produkcionit muzikor dhe të industrisë muzikore po imponojnë një kërkesë për fleksibilitet në intergimin dhe ndarjen e tregut-skenës muzikore. Akademia e sivjetme verore e Fakultetit sjell veçanti nga hulumtime shkencore dhe të arritura individuale artistike të jashtëzakonshme. Artistët, krijuesit, performutesit, hulumtuesit dhe menaxherët në muzikë nga shumë shtete do të sjellin përvojat, arritjet, artin dhe rezultatet e hulumtimeve të tyre para studentëve të fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne,Produkcion Digjital, Menaxhment),  dhe pjesëmarrësve të tjerë. Frekuentuesit do të pajisen me njohuri dhe përvoja të veçanta që do t ju shërbejnë si dituri specifike dhe motivim për krijime dhe aktivitete të rëndësishme profesionale në art dhe kulturë.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Ti dallojnë elementet sociokulturore që ndikojnë në zhvillimin e karierës skenike muzikore dhe tregut ndërkombëtar të punës në industrinë muzikore
  • Ti njohin sistemet e notacioneve kronologjikisht ekstreme tek  krijuesit muzikor shqiptar, dhe të motivohen për inkorporimin e notacionit të ri në krijimet e tzre në muzikën moderne
  • Të ushtrojnë themelimin e ndërmarrjes menaxhuese në muzikë
  • Thellësisht ta njohin teknologjinë bashkëkohore dhe aplikimin e tyre,
  • Do të fitojnë një pasqyrë kronologjike për trended zhvillimore dhe krijuese në zhanret pop, jazz
  • Do ti mësojnë teknikat e saturimit në miksim shtresimin në produkcionin muzikor me tingujt e ambientit.

Grupet e synuara:

Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne,Produkcion Digjital, Menaxhment),  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit të tjerë të fushës.