TITLE: SUSTAINABLE CITIES AND COMMUNITIES

Time: 12-18 July

Zhvillimi i  qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa transformuar mënyrën se si ne ndërtojmë dhe menaxhojmë hapësirat tona urbane, duke mos anashkaluar shoqërinë, mjedisin, kulturën dhe ekonominë të cilat konsiderohen të jenë katër elementet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm e të cilat duhet të jenë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

Nevoja për një planifikim urban të ri, krijimi i qyteteve të sigurta dhe të përballueshme mbetet ndër sfidat themelore.

Meqë numri i popullsisë në të gjitha vendet e botës është në rritje e sipër, tendecat e arkitektëve dhe profesionistëve të fushës mbeten; ndërtimi i qyteteve moderne dhe të qëndrueshme.

Shkolla Verore është krijuar për të ofruar një program akademik një javor, e përbërë nga disa module, ku çdo modul zhvillohet i pavarur, duke u lidhur gjithmonë me qëllimin e shkollës verore.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me profesorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Shkëmbimi i njohurive do të bëhet përmes ligjeratave dhe puntorive të organizuara në grupe të vogla, ku cdo aktivitet grupor do të ofroj një zgjidhje për një temë specifike e cila do të trajtohet gjatë punëtorisë.  

 

Rezultatet e pritura:

 

Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

Studentët do të fitojnë aftësi profesionale bazuar në modulin e përzgjedhur dhe do të kenë informacione të zgjeruara në lidhje me studimet e rasteve reale që do të trajtohen gjatë çdo moduli e të cilat kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë në përgjithësi Përfitim shtesë pozitiv për pjesëmarrësit është socializimi.

 

Grupet e synuara:

  • Studentët e nivelit Bachelor
  • Profesionistët e fushës  dhe Mësimdhënësit
  • Punëdhënësit

 

Sponzorët