TITLE: Zgjidhja e konflikteve. Modeli i Ndërhyrjes Ndërkombëtare në një zonë krize

Time: 12 - 15 July

Ndërmjetësimi është një nga metodat më efektive të parandalimit, administrimit dhe zgjidhjes së konflikteve. Për të qenë i efektshëm  një proces ndërmjetësimi kërkon më shumë se emërimin e një individi të profilit të lartë, për të vepruar si një palë e tretë. Antagonistët shpesh u duhet të binden për meritat e ndërmjetësimit dhe proceset e paqes, kërkohet mbështetje e mirë politike, teknike dhe financiare. Përpjekjet  koordinuara jo mirë për ndërmjetësim ( edhe në ato raste, kur  qëllimet janë të mira – nuk e çojnë përpara arritjen e paqes së qëndrueshme. Ndërsa të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet janë unike dhe kërkojnë qasje të posaçme, ka praktika të mira që duhet të informojnë e orientojnë të gjithë ndërmjetësit.

 

Studentët do të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike mbi zgjidhjen e konflikteve, duke marrë pjesë në leksione teorike dhe duke qenë pjesë aktive e simulimeve & ushtrimeve praktike, të organizuara nga profesorë me experiencë të gjerë në këtë fushë Ndër temat kryesore do të jenë:  Konflikti Rusi – Ukrainë, ose – Konfrontimi Indo-Paqësor. Një kërkim për mënyrat e transformimit të konfliktit aktual dhe potencial në procese paqësore të ndryshimeve politike dhe sociale.

 

Grupet e synuara: studentë, eskpertë të rinj në fushën ndërkombëtare, hulumtues etj..