TITLE: SHËTITJE NE NATYRË – HIKING

Në kuadër ngjarje argëtuese kemi paraparë organizimin e një aktiviteti një ditor në natyrë (hiking), ku studentet do të mësojnë se si të orientohen në natyrë dhe si realizohet një ngjitje në bjeshkë (hiking). Përmes këtij aktiviteti studentet do të njihen me bukuritë natyrore të vendit tonë, me rëndësinë e ecjes në natyrë, përkatësisht në bjeshkë dhe me format e orientimit në natyrë. Ngjarja do të jetë njëditore dhe do të ketë vetëm një destinacion-ecje dhe ngjitje në bjeshkët e Rugovës.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Njohin bukuritë natyrore të vendit
  • Kuptojnë rëndësinë e ecjes në natyrë, bjeshkë
  • Vlerësojnë përfitimet e ecjes në natyrë

 

Grupet e synuara: Studentët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, si dhe stafi dhe studentet e te gjitha departamenteve tjera brenda UBTs