Time: 04 - 08 July
Start Up Zona: Menaxhimi i Open Air Koncertit, është një aktivitet i frekuentuesve që, zyrtarisht, zgjat 5 ditë pune me orar të plotë të mundësuar e që mund të jetë edhe fleksibil varësisht nga vendimet që do t’i marrin frekuentuesit. Detyra e tyre do të jetë simulimi i themelimit të ndërmarrjes menaxhuese të koncerteve. Në këtë rast objekt i menaxhimit do të jetë organizimi dhe realizimi i koncertit nën qiell të hapur, që do të realizohet në kampusin e UBT-së-Lipjan. Frekuentuesit do të krijojnë strukturën dhe kierarkinë e ndërmarrjes, do të bëjnë ndarjen dhe delegimin e punëve, përcjelljen dhe raportimin e punës. Ky aktivitet mund të fillojë jozyrtarisht edhe më herët nga ana e studentëve të UBT-së ndërsa frekuentuesit me prejardhje nga jashtë UBT-së kyçen vetëm në datat zyrtare.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne, Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i Menaxhimit, dhe studentët e profilit performim vokal dhe instrumental si palë-klientë, nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit e tjerë të fushës.