TITLE: NDIKIMI I PANDEMISË COVID-19 NË RRITJEN EKONOMIKE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR (FORUMI SHKENCOR)

Time: 08 July

Nëpërmjet këtij forumi shkencor do të ofrojmë njohuri dhe të dhëna mbi ndikimin e Pandemisë Covid-19 në rritjen  ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, më theks të veçantë në ekonominë e Kosovës. Ku rendësi e veçantë do ti kushtohet politikave ekonomike të cilat duhet ndërmerren në vitet në vazhdim për të ringjallur aktivitetin ekonomik, dhe menaxhuar dëmet dhe kostot ekonomike. Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova kanë përjetuar  rënie ekonomike gjatë kësaj periudhe kohore,  si pasoje e vendosjes se masave kufizuese për parandalimin e përhapjes se pandemisë, duke shkaktuar kështu   që këto vende të bien në recension ekonomik. Andaj struktura ekonomike e këtyre vendeve është në interes shumë të veçantë për tu trajtuar  gjatë forumit shkencor në kuadër  të “Global UBT Fest”.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të kuptojnë dhe analizojnë lidhjen në mes të Pandemisë Covid-19 dhe rritjes ekonomike;
  • Të kenë njohuri mbi strukturën ekonomike të vendeve WB6, më theks të veçantë Kosovën;
  • Të kuptojnë pasojat dhe dëmet ekonomike të cilat ka shkaktuar pandemia Covid-19 në aktivitetin ekonomik në vendet WB6;
  • Të mësojnë rreth instrumenteve dhe politikave ekonomike të cilat vendet e WB6 dhe Kosova duhet aplikojnë për të ri-ngjallur aktivitetin ekonomik.
  • Të kenë njohuri mbi borxhin publik, dhe shfrytëzimin e tije si instrument për të financuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga përhapja e pandemisë globale Covid-19.

Grupet e synuara:

Studentë Bachelor të cilët janë në vitin e fundit të studimeve, studentët e nivelit Master, si dhe studentët e PhD.