“Cities, like dreams, are made of desires and fears, even if the thread of their discourse is secret, their rules are absurd, their perspectives deceitful, and everything conceals something else.” – Fragment nga “Qytetet e padukshme” nga Italo Calvino
Qëllimi i këtij seminari është eksplorimi i marrëdhënies midis imagjinatës dhe kujtesës hapësinore për të krijuar një mjedis, ndërtesë ose ambient. Studentëve do t’u kërkohet të portretizojnë botë alternative, duke e shkrirë atë me elemente reale dhe fiktive në një rrëfim.
Këto histori do të nxirren nga përvojat e përditshme, dhe strukturat ekzistuese arkitektonike dhe sociale, që do të rezonojnë me ngjarjet aktuale për të zhvilluar një tregim imagjinativ.
Në fund të punëtorisë, studentët do të portretizojnë botët e tyre imagjinative përmes pamjeve vizuale me një lloj te mediës sipas zgjedhjes apo dëshirës së tyre, që lexohen së bashku si një rrëfim evokues i një shoqërie aspiruese.