TITLE: PRISHTINA – NË KËRKIM TË LUMIT

Time: 18 - 22 July

Në Prishtinë, në këtë “qytet pa lum”, ka dy lumenj te padukshëm. Për gjeneratën tonë, këto dy elemente janë imagjinare ose të panjohura. Ato i përkasin një kujtese të përbashket, por që nuk na përfshin neve.

Pjesë të shtratit të lumit Prishtina dhe Vellusha që kalonin në pjesën e urbanizuar të Prishtinës u mbuluan gradulisht rreth vitit 1980.

Workshopi 5 ditor do të fokusohet në historinë e qytetit të Prishtinës së vjetër, posaqërisht në studimin e dy lumenjve të mbuluar të Prishtinës. Qëllimi është të ndiqet vija ujore ku burojnë lumenjtë, ku janë mbuluar dhe ne cilen pjese të qytetit mbesin te zbuluar.

Një pikë kyçe e studimit mund të jetë pika ku lumenjtë Vellusha dhe Prishtina takohen, që është parkigu pas Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundesinë të ndjekin ligjeratat ditore rreth urbanizmit, dizajnit te peisazhit, studimeve rreth sistemeve ujore the trajtimit te elementeve të ujit në kontekst urban, duke u bazuar në shembuj të qyteteve të ndryshme dhe lidhjen e tyre me ujin. Pas prezentimeve, studentët do të vazhdojnë detyrat e workshopit.

 

Prezentuesit do të jenë online, dhe emrat e tyre do të konfirmohen gjatë workshopit

Të ndarë në grupe, studenët pas ligjeratave do të punojnë rreth detyrave të tyre, që jane: analizat urbane, video, kollazhet (2d ose 3d animacione) dhe booklet (hulumtim)

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të zhvillojnë aftësitë kërkimore në punën në grup
  • Vizualizojnë të dhënat dhe analizat urbane
  • Prezantontojnë gjetjet në mënyrë grafike në multimedia

Grupet e synuara: Studentë në proces të diplomimit në Arkitekturë dhe Dizajn të Integruar.