TITLE: Teknologjia muzikore bashkohore dhe aplikimi në kompozim

Time: 04 July (13:00 - 14:30)

Punëtoria në temën  Teknologjia muzikore bashkëkohore dhe aplikimi në kompozim do të zhvillohet nën udhëheqjen e Dr Liburn Jupollit. Zhvillimi ekstremisht i hovshëm i teknologjisë muzikore gjithnjë e më shumë po shtron nevojën e referimit sa më të shpeshtë lidhur me mundësitë e reja që i ofrohen muzikës në përgjithësi dhe produkcionit muzikor në veçanti. Kjo punëtori do të sjellë një zgjerim të konsiderueshëm të gamës së ideve që mund të krijohen në lidhje me koncepte të reja muzikore duke u mbështetur në klithmat e fundit në teknologjinë muzikore.

 Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Ti njohin mundësitë e reja teknologjike
  • Ta zgjerojnë gamën akustike si mjete kompozicionale
  • Të fuqizohen në krijimin e koncepteve të reja muzikore

Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne, Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i kompozimit-produkcionit muzikor,  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit e tjerë të fushës.