TITULLI: EKONOMI, FINANCA, BANKA DHE SIGURIME

Koha: 10.07.2023 - 14.07.2023

Akademia verore për Ekonomi, Financa, Banka, dhe Sigurime do të ofrojë ligjërata më interes të veçantë në kuadër të Festivalit “Global UBT Fest 2023”. Prandaj, pjesëmarrësit  do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe analizojnë zhvillimet aktuale ekonomike, si dhe të jenë në gjendje të parashikojnë zhvillimet e ardhshme ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.Shumica e ligjëratave të cilat do të ofrohen  për gjatë kësaj akademie do të analizojnë përcaktuesit kryesor të ekonomisë dhe determinantat e rritjes ekonomike, zhvillimin financiar dhe ndikimin e tije në rritjen ekonomike, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm financiar, ambientin e investimeve me fokus në tregjet e kapitalit, si dhe sfidat e zhvillimit të sektorit të sigurimeve. Kjo akademi verore do të sjell para studenteve dhe pjesëmarrësve  ligjërues me një përvoje të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe financave, të cilët janë të dëshmuar në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu në kuadër të akademisë rendësi e veçantë do ti kushtohet edhe sektorit të industrisë, ku do të ofrohen ligjërata dhe seksione  të cilat lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës  dhe industrinë. Fakulteti MBE planifikon që ketë akademi verore të organizoje nga data 10.07.2023 deri më datën 14.07.2023.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

 

  • Të analizojnë politikat ekonomike dhe ndikimin e tyre në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë ;
  • Të interpretojnë financat dhe burimet e financimit tek institucionet financiare;
  • Të marrin njohuri të avancuara rreth tregjeve financiare dhe funksionimin e tyre;
  • Të kuptojnë strategjitë e investimeve, dhe t’i vlerësojnë ato në sfondin e teorisë së tregut të kapitalit;
  • Të analizojnë tregun e sigurimeve, dhe organizimin e tije në vendet në zhvillim;
  • Të kuptojnë funksionin e monedhave dixhitale, dhe rolin e tyre në ekonomi;
  • Të kenë njohuri mbi instrumentet e borxhit publik, dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master, PhD.