TITULLI: PROGRAMMING THE FUTURE

Kjo Akademi Ndërkombëtare Verore u ofron studentëve nga të gjitha disiplinat mundësinë për të fituar njohuri dhe aftësi në Intelegjencën Artificiale, Machine Learning, ndikimin e 5G në IoT, rastet e përdorimit të 5G, veglat e përpunimit të sinjalit për komunikimet Wireless, sigurinë kibernetike, sigurinë celulare, bazën e të dhënave në epokën e Intelegjencës Artificiale, paradigmat e programimit, implementimin e algoritmeve Machine Learning, testimin e Softuerit, zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe zhvillimin lojërave kompjuterike me Unity.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • punojnë në grupe me 4-6 anëtarë
  • zhvillojnë lojra me Unity
  • zhvillojnë aplikacione mobile
  • prezantojnë një projekt
  • tregojnë njohuri themelore të rasteve të përdorimit të 5G, ndikimit të 5G në IoT, sigurisë së të dhënave, testimit të softuerit, intelegjencës artificiale dhe veglave per perpunim te sinjalit per komunikimet Wireless
  • demonstrojnë njohuri themelore në përdorimin e Machine Learning në zhvillimin e aplikacioneve

 

Grupet e synuara:

Të gjithë studentët në Nivelin Bachelor që studiojnë Shkenca dhe Inxhinieri Kompjuterike.