TITULLI:
Shëndeti mendor
Akademia verore e psikologjisë është një platformë e veçantë edukative dhe interaktive, e organizuar për të mbështetur zhvillimin profesional dhe personal të studentëve, profesionistëve të rinj dhe atyre që kanë interes në fushën e psikologjisë. Tema kryesore e këtij viti, “Shëndeti mendor”, synon të sjellë në fokus rëndësinë e mirëqenies mendore si një komponent jetik për cilësinë e jetës dhe suksesin në karrierë.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Identifikojnë dhe kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor.
- Njohin dhe analizojnë shkaqet e çrregullimeve mendore.
- Zhvillojnë aftësi praktike për përmirësimin e shëndetit mendor.
- Aplikojnë qasje të ndërgjegjshme dhe empati në mbështetjen e të tjerëve.
- Vlerësojnë dhe zbatojnë strategji të ndërhyrjes.
- Promovojnë shëndetin mendor në komunitet.
- Të ndërmarrin hapa për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të zhvilluar nisma që inkurajojnë mirëqenien mendore në nivel komuniteti apo institucioni.
- Të krijojnë dhe forcojnë lidhjet me kolegë dhe profesionistë të tjerë për shkëmbim përvojash dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.