TITULLI: Akademia Verore e Juridikut

Tema: Roli i ndërmjetësimit në sistemin juridik: Perspektiva nga e drejta civile, tregtare dhe penale

 

Akademia Verore e Juridikut 2025, fokusohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve -ndërmjetësimin. Këtë vit, akademia sjell një analizë të thelluar të rolit që ndërmjetësimi luan në sistemin juridik të Kosovës dhe më gjerë, duke trajtuar aspekte praktike dhe teorike nga fushat e së drejtës civile, tregtare dhe penale.

Në kuadër të programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërata dhe diskutime interaktive nga ekspertë të njohur të fushës – përfshirë Kryetaren e Odës së Ndërmjetësve të Kosovës, gjyqtarë, avokatë me përvojë dhe profesorë universitarë.

 

Objektivi kryesor i Akademisë:

 

Të thellojë njohuritë dhe kompetencat praktike të studentëve të drejtësisë lidhur me ndërmjetësimin si instrument juridik, duke nxitur përdorimin e tij si një mjet efikas dhe ekonomik për zgjidhjen e konflikteve në një sistem modern dhe të qasshëm drejtësie.

 

Rezultatet e të nxënit:

 

Pas përfundimit të Akademisë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë thellësisht konceptin dhe rolin e ndërmjetësimit në të drejtën civile, tregtare dhe penale;
  • Njohin kornizën ligjore dhe institucionale të ndërmjetësimit në Kosovë dhe harmonizimin e saj me standardet evropiane;
  • Identifikojnë avantazhet e ndërmjetësimit në raport me procedurat tradicionale gjyqësore;
  • Marrin pjesë në simulime dhe raste praktike për të zhvilluar aftësi komunikimi, negocimi dhe zgjidhjeje të konflikteve;
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të fushës përmes diskutimeve dhe punës në grupe.

Përfitimet për pjesëmarrësit:

  • Pajisje me certifikatë të pjesëmarrjes, të njohur nga UBT;
  • Fitimi i 4 kredive (ECTS) që mund të njihen si pjesë e kurrikulës;
  • Pjesëmarrje në një vizitë studimore në një institucion relevant (si gjykatë, Oda e ndërmjetësve dhe zyrë avokatie), për të parë nga afër zbatimin praktik të ndërmjetësimit.

 

Grupet e synuara:

  • Studentët e niveli bachelor në drejtësi (viti, I II, III dhe IV), të interesuar për të avancuar njohuritë dhe përgatitjen praktike në fushën e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve.