TITULLI: Akademia Verore – Produkte dhe Sherbime Profesionale

Koha: 08 - 10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Objektivi i kësaj shkolle verore është të ofrojë njohuri, informata dhe përvoja praktike në fushat e digjitalizimit, menaxhimit agjil të projekteve, zbatimit të teknologjisë së informacionit në mësimdhënie, përdorimit të Inteligjencës Artificiale, si dhe ndikimit të teknologjive bashkëkohore në tregun e punës dhe profesionet e së ardhmes.

Programi do të fokusohet në zhvillimin e kompetencave profesionale të pjesëmarrësve, duke trajtuar tema të rëndësishme për arsimin bashkëkohor, transformimin digjital, përdorimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor dhe aplikimin e qasjeve moderne në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin profesional.

Në kuadër të kësaj shkolle verore do të përfshihet edhe një komponentë e veçantë akademike në bashkëpunim me:

Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Fakulteti i Shkencave Humane

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë

në bashkëpunim me

UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji

Prishtinë, Kosovë

Kjo komponentë do të trajtojë temën:

“Kultura Shqipe dhe Teknologjia Bashkëkohore në Mësimdhënie”

Në këtë pjesë të programit do të diskutohen aspektet që lidhen me kulturën shqiptare, teknologjitë mediatike, mjetet digjitale dhe përdorimin e tyre në mësimdhënie. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me mënyrat se si teknologjia bashkëkohore dhe mediat digjitale mund të përdoren për të përmirësuar komunikimin, përmbajtjen mësimore, ndërveprimin me nxënësit dhe studentët, si dhe zhvillimin e metodave më kreative dhe efektive të mësimdhënies.

Po ashtu, gjatë shkollës verore do të diskutohet edhe për të ardhmen e tregut të punës dhe ndikimin që Inteligjenca Artificiale po ushtron në profesionet aktuale dhe të ardhshme. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet aftësive të reja që kërkohen nga të rinjtë, studentët, mësimdhënësit dhe profesionistët në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.

Në kuadër të këtij programi do të prezantohet edhe UBT Start-Up School 2026, përmes programit Start-Up Builder, i krijuar për studentët, të rinjtë dhe të gjithë ata që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë ta shndërrojnë atë në një projekt të suksesshëm.

 

Temat Kryesore:

  • Digjitalizimi në arsim dhe zhvillim profesional
    Digitalization in Education and Professional Development
  • Menaxhimi Agjil i Projekteve
    Agile Project Management
  • Zbatimi i Teknologjisë së Informacionit në mësimdhënie
    Application of Information Technology in Teaching
  • Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj në tregun e punës
    Artificial Intelligence and Its Impact on the Labour Market
  • Teknologjitë mediatike dhe mjetet digjitale në mësimdhënie
    Media Technologies and Digital Tools in Teaching
  • Start-Up Builder: zhvillimi i ideve të biznesit dhe inovacionit
    Start-Up Builder: Business Idea Development and Innovation

 

Rezultatet e të nxënit:

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Shpjegojnë rëndësinë e digjitalizimit në arsim, zhvillim profesional dhe në proceset bashkëkohore të punës.
  • Identifikojnë mënyrat e përdorimit të teknologjisë së informacionit në mësimdhënie dhe në përmirësimin e procesit të të nxënit.
  • Përdorin mjete digjitale dhe teknologji mediatike për krijimin, prezantimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mësimore dhe profesionale.
  • Kuptojnë parimet bazë të Menaxhimit Agjil të Projekteve dhe aplikimin e tyre në projekte arsimore, profesionale dhe zhvillimore.
  • Analizojnë ndikimin e Inteligjencës Artificiale në arsim, tregun e punës dhe profesionet e së ardhmes.
  • Vlerësojnë mundësitë dhe sfidat që sjell AI në zhvillimin e karrierës, mësimdhënie dhe inovacion.
  • Zhvillojnë ide fillestare për biznes ose projekte inovative, duke përdorur qasje praktike për validimin dhe strukturimin e tyre.
  • Ndërtojnë elementet bazë të një modeli biznesi, përfshirë vlerën e produktit/shërbimit, grupin e synuar, burimet dhe strategjinë e zhvillimit.
  • Kuptojnë konceptin e MVP-së dhe rëndësinë e krijimit të produktit ose shërbimit fillestar për testim në treg.
  • Prezantojnë idetë ose projektet e tyre në mënyrë të strukturuar para mentorëve, partnerëve dhe audiencës profesionale.
  • Ndërlidhin kulturën shqiptare me teknologjinë bashkëkohore në mësimdhënie, duke përdorur qasje kreative dhe mjete digjitale.
  • Zhvillojnë aftësi bashkëpunimi, komunikimi dhe mendimi kritik përmes punës me mentorë, ekspertë dhe pjesëmarrës të tjerë.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master Students, stafi i UBT-së, Profesionistët etj etj.