TITULLI: Inxhinieria e Dizajnit te Produkteve

Koha: 06 -10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Objektivi kryesor i Shkollës Verore është njohja e pjesëmarrësve me modelimin 2D dhe 3D, si dhe me aplikimin e këtyre teknikave në krijimin dhe zhvillimin e bashkësive të ndryshme mekanike me konkretisht dizjanimit te droneve. Gjatë programit, studentët do të përdorin softuerin SolidWorks për të projektuar modelet dhe bashkësite e dronit duke kaluar nga konceptet bazë të modelimit deri te simulimi dhe animacioni i tyre, me synim zhvillimin e kompetencave praktike dhe profesionale në fushën e dizajnit inxhinierik..

 

Temat Kryesore :

  • Hyrje ne modelim 2D & 3D
  • Dizajnimi i pjeseve 2D & 3D
  • Projektimi i komponentëve të dronit
  • Krijimi i bashkesive (Assemblies)
  • Simulimi Strukturor
  • Animacioni i Dronit
  • Dizajnimi dhe simulimi i mekanizmave

 

Rezultatet e të nxënit:

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të :

  • Të mësojnë përdorimin e softuerit SolidWorks për modele 2D dhe 3D.
  • Të mësojnë dizajnimin e bashësive duke përdorur modelet e zhvilluara.
  • Të implementojnë simulimin e bashkësive dhe mekanizmave të ndryshëm.
  • Të jenë në gjendje të krijojnë dhe analizojnë animacione të bashkësive të krijuara.

 

Grupet e synuara/ Target Group:

Kjo Akademi do të sjellë më shumë njohuri teorike dhe praktike modelet 2D dhe 3D   per te gjithe studentët (Bachelor,Master) që studiojnë në Shkenca Natyrore dhe Teknike, Inxhinieri MekatronikeInxhinieri Mekanike dhe drejtimet tjera inxhinierike.