TITULLI: Ndërmarrësi dhe Inovacion

Koha: 01 Korrik - 10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Përgjatë festivalit ndërkombëtar “Global UBT Fest 2026”, Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi do të organizoje  akademinë për Ndërmarrësi dhe Inovacion  nga data 01.07.2026 deri më datën 10.07.2026. Kjo akademi verore është krijuar për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e studentëve mbi ndërmarrësin dhe inovacionin, moduli do të përfshijnë ligjërata akademike dhe profesionale, si dhe vizita nga industria për të eksploruar dhe kuptuar zhvillimin e inovacionit brenda ndërmarrjeve. Po ashtu studentët dhe të pranishmit do të marrin njohuri shumë të personalizuara për t’iu përgjigjur sfidave reale gjatë krijimit të ndërmarrjeve të reja në kushtet e pasigurisë dhe  mjedisit dinamik. Gjatë kësaj shkolle verore, gjithashtu do të ofrohen edhe leksione në formën e trajnimit  në kuadër të lojës Micro Business. Trajnimi për  Micro Business është një modul shumë interaktiv për të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të mësojnë në mënyrë praktike se si të rrisin suksesin dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të reja dhe të vogla. Qëllimi kryesor i lojës së Biznesit të Vogël është të tregojë se si të menaxhohet efektivisht një biznes i vogël, duke përdorur një metodë të bazuar në përvojë.  Për më tepër, ky modul është obligativ për të përfunduar me sukses këtë akademi verore.

 

Temat Kryesore

  • Ndërmarrësia dhe sfidat e ndërmarrësve të rinj
  • Marketingu dhe krijimi i vlerës për klientët
  • Strategjitë e shitjes dhe depërtimi në tregjet ndërkombëtare
  • Ekosistemi i inovacionit dhe klima e investimeve
  • Ndërmarrësia sociale
  • Edukimi praktik në biznes- Micro Business Game

 

Rezultatet e të nxënit

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të njohin dhe të kuptojnë tipologjitë e ndryshme të inovacionit;
  • Të jenë në gjendje të analizojnë burimet e brendshme dhe të jashtme të inovacionit;
  • Të shpjegojnë sfidat kryesore gjatë menaxhimit të inovacionit në ndërmarrje;
  • Të krijojnë strategji menaxheriale për të përmirësuar  procesin e inovacionit;
  • Të njohin komponentët dhe funksionimin e një modeli biznesi;
  • Të kuptojnë procesin e avancimit të bizneseve të vogla dhe të mesme;
  • Të identifikojne rolin e marketingut në fushën e ndërmarrësisë;
  • Të analizojnë ndikimin e AI në Marketing;
  • Të njohin kuptimin e të menduarit dhe të vepruarit sipërmarrës;
  • Të analizojnë dinamikën e tregut dhe konkurrencën.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master, stafi i UBT-së, Profesionistët.