Time: 18 - 21 July
Akademia Verore e Edukimit për herë të11-të zhvillon aktivitetet e saja me të rinjë dhe profesionistë duke zbuluar mënyra të reja edukimi të mësimdhënies, duke i përpunuar ato me një qasje kritike për zhvillimin e arsimit. Qëllimi i akademisë verore të edukimit është të bashkojë mësimdhënës dhe studentë për të zhvilluar njohuri mbi teknikat dhe metodat më të përshtatshme në arsim në periudhën post covid duke reflektuar në sfidat që po ballafaqohet arsimi në Kosovë.
Akademia Verore në UBT inkurajon metodat kërkimore të pavaruara dhe jo të imponuara nga programi kurikular duke besuar që puna e pavarur nxit kreativitetin.Akademia ka për qëllim të tejkaloj barrierat hierarkike në mes të studentëve dhe mësimdhënësve në aktivitete jashtë kurikulare, dhe të përkrahë entuziazmin e bashkpunimit si një virtyt frytdhënës.
Prandaj, për të pasur një qasje sa me produktive ndaj kësaj akademie ftohen mësimdhënësit bashkë me studentë të janë pjesë e kësaj akademie duke kontribuar me një punëtori që ata duan të zë vend në arsim me një qasje krijuese në hulumtim duke e konsideruar si një aspiratë pedagogjike të pavarur.