Turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm është një koncept turistik I cili përfshin përpjekjet për një ndikim pozitiv në mjedis, shoqëri dhe ekonomi. Turizmi mund të përfshijë transportin parësor në vendndodhjen e përgjithshme, transportin lokal, akomodimin, argëtimin, rekreacionin, ushqimin dhe blerjen. Mund të jetë I lidhur me udhëtimin për kohën e lirë, biznesin familjar, etj. Tani ka një konsensus të gjerë se zhvillimi i turizmit duhet të jetë I qëndrueshëm; sidoqoftë, çështja se si të arrihet kjo mbetet një objekt debati. Pa udhëtime nuk ka turizëm, kështu që koncepti i turizmit të qëndrueshëm është i lidhur ngushtë me një koncept të lëvizshmërisë së qëndrueshme. Nëpërmjet këtij programi Pjesëmarrësit do të njihen me turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, se si ndikon turizmi ne zhvillimin e qëndrueshëm, sfidat e tij si dhe do te njihen me llojet e turizmit sic jane (Turizmi dimëror, Turizmi bregdetar, Turizmi kulturor, Turizmi elitë, Turizmi rural, Turizmi nautik, Turizmi shëndetësor, Turizmi fetar etj.) nëpër zona të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Po ashtu do te njihen edhe me llojet e qëndrueshmërisë siç janë Qëndrueshmëria ekonomike, Qëndrueshmëria mjedisore, Qëndrueshmëria sociale Për këtë qëllim do përpilohen dhe ilustrohen itinerare të ndryshme të udhëtimeve turistike nëpër Kosovë dhe sipas mundësive edhe ne Shqipëri
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kenë:
Informata mbi Turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm
Llojet e turizmit dhe in paktet e zhvillimit te qëndrueshëm
Plan hulumtimi
Vlerësimi i rezultateve te nxjerra nga tereni
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor
Studentët e nivelit Master
Studentët e nivelit të Doktoratës
Profesionistët e fushës dhe Mësimdhënësit
Punëdhënësit
Nxënësit e shkollave të mesme
Tjetër