TITLE: EKONOMI, FINANCA, BANKA DHE SIGURIME

Time: 12-15 July

Synimi kryesor  i kësaj akademie verore është  që t’ju ofrojë pjesëmarrësve  një gamë të gjerë perspektivash teorike dhe praktike mbi Ekonominë, Financat, Bankat, dhe Sigurimet. Gjatë  kësaj akademie verore do të sjellim tema më interes të veçantë, të cilat do ti mbështesin studentët  në përgatitjen e tyre profesionale dhe akademike. Në kuadër të kësaj akademie verore do të prezantojnë profesor vendor dhe ndërkombëtar, me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit, ku shumica e ligjëratave të ofruara do të bazohen në hulumtime dhe analiza paraprake. Gjithashtu në kuadër të akademisë rendësi e veçantë do ti kushtohet edhe sektorit të industrisë, ku do të ofrohen ligjërata dhe seksione  të cilat lidhen drejtpërdrejt me aspektin praktik. Andaj qëllimi dhe fokusi i kësaj  akademie verore  është të sjellim para studentëve ligjërues  të dëshmuar në aspektin shkencor, si dhe ekspert të suksesshëm në fushën e Ekonomisë,  Bankave dhe Financave, si dhe Sigurimeve.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të analizojë indikatorët makroekonomik dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të një vendi;
  • Të kuptojë sistemin bankar, dhe ndikimin e tije në aktivitetin ekonomik;
  • Të kuptojë funksionimin e tregjeve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare;
  • Të njohin konceptet, teoritë dhe teknikat e menaxhimit financiar;
  • Të analizojë rolin e institucioneve siguruese në ekonomi;
  • Të kuptojë rëndësinë e valutave dixhitale.
  • Të kenë njohuri mbi borxhin publik, dhe ndikimin e tije në rritjen ekonomike në vendet në tranzicion.

Grupet e synuara:

Studentë bachelor të cilët janë në vitin e fundit të studimeve dhe studentë Master.