TITLE: JUNIOR HUB 2022

Time: 12 - 27 July

UBT Junior Hub është një program që përfshin aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët e moshës 6-11 vjeç dhe të rinjtë e moshës 12-18 vjeç. Ne synojmë të krijojmë përvoja të përmirësuara të të mësuarit që i ndihmojnë nxënësit në të gjithë botën të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht dhe që pasurojnë mundësitë e tyre në të ardhmen.

Çdo nxënës që bëhet pjesë e UBT Junior Hub meriton të rrisë vetëbesimin, të përmirësojë aftësitë e tij të komunikimit, të kënaqet dhe të përfundoj eksperiencën në Junior Hub duke u larguar me kujtime të bukura dhe miqësi të qëndrueshme. Të gjitha materialet mësimore për kurset tona janë krijuar nga një ekip akademik me përvojë dhe rishikohen në përputhje me kërkesat e nxënësve dhe grupeve të fokusit.

Mësuesit tanë ofrojnë orë mësimore të rëndësishme dhe tërheqëse të cilat i sfidojnë nxënësit në një mënyrë mbështetëse.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • zhvillojnë etikën, njohuritë dhe aftësitë e të menduarit kritik.
  • lexojnë dhe demonstrojnë kuptim të mirë të teksteve në fushat me interes të tyre
  • shfaqin më shumë vetëbesim në njohuritë e tyre për lëndën.
  • vlerësojnë dhe respektojnë ndryshimet kulturore të individëve dhe grupeve
  • kontribuojnë për ta bërë botën një vend më të mirë përmes projekteve inovative me ndikim shoqëror
  • zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve

Grupet e synuara:

Fëmijët e moshës 6-18 vjeç.