Time: 18 - 21 July
Objektivat dhe fokusi i akademisë verore të titulluar “Ndërmarrësia dhe Inovacioni” në kuadër të “Global UBT Fest” është t’ju ofrojë studentëve dhe pjesëmarrësve njohuri dhe informata rreth natyrës së ndërmarrjeve, duke u përqendruar në çështjet e përfshira në fillimin dhe themelimin e një ndërmarrje të re të nxitur dhe të bazuar në inovacion. Qëllimi i këtij përqendrimi është të sigurojë një kuptim gjithëpërfshirës dhe sistematik të trendeve aktuale në menaxhim, ndërmarrësi, si dhe inovacion me qëllim nxitjen e proceseve sipërmarrëse.
Për më tepër, organizimi i kësaj akademie gjithashtu do të përgatisë studentët për të zhvilluar ndërmarrjet në një mjedis dinamik dhe konkurrues përmes udhëzimeve dhe qasjeve strategjike, duke ju referuar asaj që mjedisi i biznesit po bëhet gjithnjë e më pak i parashikueshëm. Andaj qëllimi kryesor i kësaj akademie është të sjellim para studentëve ligjërues me një përvoje të madhe shkencore në ndërmarrësi dhe inovacion, si dhe afarist të dëshmuar në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara:
Studentë Bachelor të cilët janë në vitin e fundit të studimeve dhe studentët në nivelin Master.