TITLE: NGA NDËRTIMTARIA TRADICIONALE TEK AJO MODERNE

Organizimi dhe mbajtja e akademisë verore ka për qëllim: Përmbushjen e planit dhe programit në kuadër të studimeve (Bachelor dhe Master) në programin Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë. Ofrimin e njohurive shtesë për pjesëmarrësit (studentet dhe palë tjera të interesit) lidhur me lëmin e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Organizimi i Akademisë Verore ne bashkepunim me Universitete Ndërkombëtare dhe aplikimin e teknologjive më inovative si 3D Printing and BIM, ne vecanti me fakultetin e Ndërtimit ngqa Universiteti i Rigas, Letoni, Universiteti i Algarves në Portugali, Universiteti I Sofias në Bullgari, Kompanitë vendor dhe ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë. Organizimi i Panairit të kompanive që ndërlidhen me fakultetin tona dhe drejtimet e ngjajshme. Organizimi i vizitave studimore praktike ku do të paraqiten raste ndërtimit, realizime të ndryshme, projekte dhe materiale. Shkëmbimi i përvojave dhe eksperiencave ndërmejt pjesëmarrësve të akademisë verore, përfshirë këtu edhe aspektet e socializimit mes tyre.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Pjesëmarrësit arrijnë të njohen dhe marrin njohuri të cilat dalin përtej programit të studimit të cilat janë me interes për zhvillimin profesional të pjesëmarrësve (në këtë rast studentëve dhe palëve tjerë të interesit);
  • Studentet arrijnë të  shkëmbejnë përvoja dhe eksperiencat e tyre me prezantues në akademin vereore, student dhe gjithë pjesëmarrësit;
  • Studentet arrijnë të paraqesin dhe mbajtë punen e tyre prezantuese para pjesëmarrësve në akademi;
  • Studentët arrijnë të përfitojnë nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare nga 3D printing dhe BIM modelling
  • Studentët arrijnë të përfitojnë njohuritë mbi kompanitë  e ndërtimit, materialeve, projekteve etj.

 

Grupet e synuara:

  • Studentët e nivelit Bachelor
  • Studentët e nivelit Master
  • Studentët e nivelit të Doktoratës
  • Profesionistët e fushës  dhe Mësimdhënësit
  • Punëdhënësit
  • Nxënësit e shkollave të mesme
  • Tjetër