TITLE: TEKNOLOGJI E MENÇUR E USHQIMIT PËR BUJQËSI TË QËNDRUESHME

Akademia Verore do të mbulon një gamë të gjerë temash. Në mënyrë inovative, duke prodhuar në një kohë kaq të shkurtër një matricë të kombinimit të mundshëm në zinxhirin ushqimor me të cilin përballen njerëzit, komunitetet dhe industria çdo ditë.

Prandaj, pjesëmarrësit do të përjetojnë sfida të jetës reale duke filluar nga projektimi deri te zbatimi i një praktike të sigurt dhe të qëndrueshme, nga këndvështrimi i shkencave të bujqësisë, përpunimit dhe ushqimit. Sfidat mund të shihen në nivel individual, komunitar dhe në shkallë të gjerë, në Kosovë, duke kontribuar me prodhimin ose konsumin e përditshëm për temat e mbuluara nga Akademia. Programi, përcakton mundësitë e prodhimit të ushqimit, sfidat dhe orientimet në prodhimin, përpunimin dhe konsumin e ushqimit në nivel lokal dhe kombëtar, duke përfshirë përdorimin e ushqimit si masë parandaluese për probleme të caktuara shëndetësore.

Akademia, do te mbulon temat që shoqëria në shekullin 21 po diskuton, të tilla janë vlerësimi dhe sigurimi i zbatimit të konceptit të “Sigurisë Ushqimore”, qëndrueshmëria, Valorizimi dhe Përpunimi i Ushqimit, mikrobiologjia dhe ndikimi i ushqimit dhe biofortifikimet dhe standardet përgjatë zinxhirit. Akademia, informon për rolin e skemave të çertifikimit, zhvillimet sektoriale të sektorëve të fruta-perimeve, industrinë e pijeve dhe standardet për mikroorganizmat, alergjenët dhe mineralet në nivel përpunues dhe mbi të gjitha ushqimin e shëndetshëm për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • të vlerësojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë, prodhimin, përpunimin dhe konsumin e shëndetshëm
  • të kuptojnë rëndësinë sektoriale duke filluar nga projektimi në terren dhe niveli i përpunimit.
  • të familjarizohen më shumë me skemat e certifikimit, zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë, alergjenët, mikroorganizmat dhe standardet e sigurisë në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
  • do të fitojnë njohuri të hollësishme se cilat janë sfidat e ardhshme, nevojat e shoqërisë dhe industrisë me të cilat do të përballen si studiues dhe si ekspertë dhe çfarë presin prej tyre të zgjidhin në të ardhmen e afërt

Grupet e synuara:

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Teknologji dhe  Inxhinieria e Agrokultures dhe Mjedisi