TITLE: Aspektet mjeshtërore dhe intelektuale drejt intepretimit të veprës përtej notave

Time: 05&06 July

Forumi me temën Aspektet mjeshtërore dhe intelektuale drejt intepretimit të veprës përtej notave do të shtjellohet nga Mr. Fatos Qerimi. Frekuentuesit do të dëgjojnë për mjeshtëritë e përgjithshme dhe të veçanta lidhur me përçimin sa më artistik të domethënies muzikore që përfaqëson një tekst notal për instrumente frymore. Të kuptuarit intelektual dhe emocional dhe përkthimi i këtij kuptimi në veprim motorik si simbiozë e domosdoshme që e mundëson realizimin artistik.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të njohin thellësinë e gjykimit intelektual dhe estetik të interpretimit.
  • Të mësojnë kërkimin për mjete teknike për realizim interpretues

Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne,Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i performimit instrumental (frymor-klarinetë), dhe të gjitha profilet tjera,  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit të tjerë të fushës.