TITLE: Rrugëtimi deri në shënjestrën time në karierë

Time: 05 July (11:00 - 12:30)

Sopranoja Kosovare Elbenita Kajtazi (shih web faqen) do të mbajë ligjeratë me temën Rrugëtimi  deri në shënjestrën time në karierë. Ligjerimi i saj lidhur me rrugëtimin e saj nga studimet deri te skenat më të njohura operistike botërore do të japë tabllonë e ngritjes profesionale, artistike dhe personale duke kapërcyer diferenca të jashtëzakonshme socio-kulturore dhe me një dinamikë të skajshme. Kjo ligjeratë ka për qëllim t’i motivojë studentët që të zhvillojnë caqe të mëdha në planifikimin e karierës. Do të ligjërojë gjithashtu lidhur me diferencat ndërmjet vetmenaxhimit të karierës, menaxhimit nga menaxheri personal, dhe menaxhimi institucional i karierës.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të fitojnë një pasqyrë të qartë për diferenca socio-kulturore në aspektin e zhvillimit të karierës skenike muzikore.
  • Ti njohin dobitë e menaxhimit efikas dhe efektiv të karierës
  • Ti njohin dimensionet e cilësive artistike dhe kriteret profesionale në skenën muzikore botërore.

Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne, Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i Menaxhimit, performuesit vokal dhe të gjitha profilet tjera,  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit e tjerë të fushës.