Në kuadër të forumit synojmë të organizojmë një tryezë të rrumbullaket me titull ‘Roli i teknologjisë në sport’’.
Teknologjia ka qenë thelbësore në zhvillimin dhe avancimin e Sportit, njësoj si në aspekte të tjera të jetës. Nga ndryshimet dhe format e materialeve të përdorur në rekuizita sportive për t’i bërë ato më efektive, deri te zbatimi i videove (GPS) qe ndihmojnë gjyqtarët në disiplina të ndryshme, teknologjia ka ndryshuar dimensionet e sportit. Inxhinieria sportive është një term që përdoret shpesh për të përshkruar përparimet teknologjike që kanë ndihmuar në lehtësimin e një sporti dhe sfidimin e kufijve të performancës njerëzore. Prandaj, teknologjia duket se ka një vend të dashur në sport.
Të pranishëm ne këtë forum do të jenë disa profesor dhe ekspert ndërkombëtar, si: Prof.Antonio Tessitore nga Universiteti ‘’Forro Italico’’ nga Italia i cili do te flas për rolin e teknologjisë ne sport, gjithashtu Mauro Mandorino, po ashtu nga Italia do të flas për aplikimi i teknologjisë ne sportin e futbollit, ndërsa Alan Clark, ne cilësinë e ekspertit (trajnerit) të futbollit, do te flas për rolin dhe ndikimin e teknologjisë ne analizimin e lojës se futbollit. Gjithashtu edhe profesorët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT do të demonstrojnë mënyrat dhe format e përdorimit të teknologjisë në sport. Përmes këtyre punëtorive, të pranishmit do të marrin informata të rëndësishme rreth tematikës në fjalë, njëkohësisht gjatë kësaj kohe do të ketë edhe ligjërata me tematika të ndryshme nga ana e profesorëve.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara: Studentët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, profesorët dhe studentet e te gjitha departamenteve tjera brenda UBT-së.