TITLE: Kompozitorët e muzikës Jazz dhe të zhanreve të tjera nga viti 80 e këtej

Time: 04 July (15:30 - 16:30)

Forumi me temën Kompozitorët e muzikës Jazz dhe të stileve të tjera nga viti 80 e këtej, për frekuentuesit sjell një pasqyrë të zgjeruar të kësaj teme që do të ligjerohe nga Dr. Liburn Jupolli. Duke u bazuar në faktin se në Kosovë UBT, për herë të parë zhvillon një program studimor të muzikës modern, edhe ky forum paraqet risinë interesante dhe për herë të parë të vendosur në binarë profesional në mesin tonë kulturor dhe studimor. Frekuentuesit do të përfitojnë një pasqyrë të strukturuar lidhur me muzikën Jazz dhe stilet tjera të periudhës në fjalë.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Ta kenë një pasqyrë të gjërë për stilet e lartëpërmendura
  • Ta krijojnë një qasje profesionale për Jazzin

Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne, Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i kompozimit-produkcionit muzikor, të performimit vokal dhe instrumental,  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit e tjerë të fushës.