TITLE: 4R në Wabi Sabi: Rimendo, Ripërdor, Redukto, Riciklo

Filozofia Wabi sabi fokusohet në rëndësinë e papërsosmërive për të krijuar një jetë që rrjedh nga nevojat tona themelore dhe merr formën përmes hapësirës dhe kohës. Në fushat e dizajnit dhe arkitekturës, kjo mund të lidhet shpesh me dizajnin vernakular, biofilinë, rigjallërimin e asaj që ekziston, qasjet ekologjike, multifunksionalitetin dhe fleksibilitetin, të cilat së bashku krijojnë mjedise të bashkë-ekzistencës dhe rritjes. Dizajnimi me vetëdijen se ‘ku’, ‘kur’, nga ‘ku/çfarë’ dhe për ‘kë’, është një hap thelbësor që duhet konsideruar në botën e sotme. Meqenëse trajton drejtpërdrejt çështjet globale si prodhimi masiv, mbikonsumimi, ndotja e burimeve natyrore, emetimet e gazrave serrë dhe emergjenca klimatike, 4R-të në arkitekturë, përkatësisht fazat e rimendimit-ripërdorimit-reduktimit-riciklimit, do të diskutohen përmes parimeve të wabi sabi.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Vendi që zë wabi sabi në arkitekturë dhe dizajn
  • Stilet dhe strategjitë arkitekturore që përfshijnë kuptimin wabi sabi

Arkitekturë vernakulare, dizajn biofilik, biomimikria, minimalizmi – Less is More, strategji pasive të dizajnit, rigjallërim i asaj që ekziston, dizajni ekologjik dhe eficient, përzgjedhje materiale dhe mjedise të brendshme.

  • 4R – Rimendo: hapësira, koha, eksperienca e së kaluarës dhe të tashmes

Ku je tani? -[Gjeolokacioni. Klima. Flora. Fauna. Mjedisi përreth.]

Nga vjen? [Historia. Funksionet e mëparshme. Materialiteti. Ndërtimi. Transporti]

Çfarë të nevojitet? [Grupet e përdoruesve. Çështje globale.]

  • 4R – Ripërdor: atë që ekziston

Çka ka qenë dhe ende është këtu? [Ambient i ndërtuar. Mjedisi natyror.]

  • 4R – Redukto: ndikimin

Si po i bën gjërat? [Planifikimi. Dizajn. Zbatimi. Eksperienca. Jeta e përditshme]

Çfarë ndikimi kanë veprimet e tua? [Sociale. Mjedisore.]

A mund të bën ndryshe? [Metodat dhe strategjitë.]

  • 4R – Riciklo: future proofing në dizajn, strategjia design for disassembly, modulariteti

Për kë po dizajnon? [Përdoruesit aktualë. Përdoruesit e ardhshëm. Ndryshime të mundshme të

funksionit.]

Për sa kohë? [Sot. Nesër. Në 50 vjet.]

 

Grupet e synuara:

Studentët e Fakultetit të Dizajnit / Artev  Bachelor / Master  Profesionit te fushes dhe mesimdhenesit.