TITLE: DIZAJNI I QËNDRUESHËM I NDËRTESAVE

Në këtë punëtori do të ligjërohen ligjerata që kanë të bëjnë me Qëndrueshmërinë në fushën e Menaxhimit të Patundshmërive dhe Dizajnin e Qëndrushëm Urban. Temat që do të shtjellohen nga ana e profesorëve të njohur do të fokusohen në temat si ; Përgatitja e fizibilitetit për investime në patundshmëri; Smart Cities- Potential of Prishtina; Regjistrimi i bizneseve ndërtimore dhe lejet e ndërtimit; Faktorët që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive (Perceptimet e tregut); Metodat e vlerësimit të paluajtshmërive- Koncepti i zhvillimit të pasurive te paluajtshme. Në mesin e këtyre temave do të shtjellohet edhe tema nga ana e profesorit të mirënjohur Dr. David Collins, i cili ligjeron në Fakultetit për Shkencë dhe Teknologji në Norvegji. Ligjerata e tij do të përqëndrohet në konceptin; Citizens as Pilot to Smart Cities, Urban Nature and Green Facades. Pra, objektivi kryesor i punëtorisë është që të ju mundësojë studentëve që në përfundim të punëtorisë të fitojnë më shumë informacone dhe ekspertizë rreth konceptit të qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të ndërtesave. Gjithashtu, si në të gjitha karierrat profesionale, ndjekja e trajnimeve dhe mësimi rreth trendeve më të fundit të tregut janë thelbësore për suksesin profesional. Kjo punëtori ka për synim gjithashtu që të ndihmojë pjesëmarrësitë të qëndrojnë aktual me standardet dhe rregulloret më të fundit të industrisë, si dhe ju ndihmon që ta tregtojnë vetvehtën me konkurrencë si një agjent “në dijeni”

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të mësojnë rreth nuancave të marrëdhënies së ndërsjelltë midis tri dimensioneve të qëndrueshmërisë si: shoqërisë, mjedisit dhe ekonomisë;
  • Demonstrojnë vlerën e investimeve me ndikim;
  • Të bëjnë plane dhe implementojnë hapat për zhvillim të një modeli të qëndrueshëm të biznesit në fushën e patundshmërive;
  • Të kuptojnë metodat kryesore të vlerësimit të paluajtshmërive dhe të kuptojnë formën e vlerësimit të pronave të specializuara (hoteleve, spitaleve private, etj.) si dhe te kuptojnë infrastrukturën e qëndrueshme (resilient infractructure);
  • Të ndërlidhin konceptin e qyteteve dhe ndërtesave të mençura në menaxhimin dhe zhvillimin e paluajtshmërive;

 

Grupet e synuara:

  • Nxënësitë e Shkollave të mesme të Shkencave Shoqërore;
  • Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë;
  • Studentët e Fakultetit të Arkitekturës; dhe
  • Studentët e Fakultetit të Gjeodezisisë.