TITLE: TESTIMI I PERFORMANCËS NË SPORT

Në kuadër të punëtorisë do të organizojmë punëtori me tematika të ndryshme, njëra prej këtyre punëtorive do te jetë: Testimi i përformancës në sport, ku profesorët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes do të demonstrojnë mënyrat dhe format e testimit të performancës, si dhe rolin dhe rëndësinë e testimit. Përmes këtyre punëtorive të pranishmit do të marrin informata të rëndësishme rreth këtyre tematikave në fjalë, njëkohësisht gjatë kësaj kohe do të ketë edhe ligjërata me tematika të ndryshme nga ana e profesorëve.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Marrin njohuri se si bëhet testimi i performances në sport
  • Kuptojnë rëndësinë e testimit
  • Praktikojnë format e testimit
  • Vlerësojnë format e testimit

 

Grupet e synuara: Studentët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, stafi dhe studentet e te gjitha departamenteve tjera brenda UBT-së.