Koha: 10.07.2023 - 13.07.2023
“Konceptimi liberal i medias në shekullin e XXI, sfida dhe perspektiva”
Akademia verore e organizuar nga Fakulteti Media dhe komunikim organizohet ne kuader te Global Ubt Fest 2023, qe UBT organizon tashme prej disa vitesh. Akademia Verore vjen ne forma te ndryshme për të zbuluar mënyra të reja edukimi të planifikimit mediatik dhe komunikativ dhe për të përpunuar një qasje kritike për zhvillimin e medias sot. Qëllimi i saj është të jetë pika lidhëse mes dy llojeve të njohurisë; njohuri teknike të medias (“njohuri e përpunuar”), dhe “njohuri personale,” bazuar në eksperiencën e pjesemarresve, të cilat janë në thelb të ndryshme. Mbështetur ne keto, Akademia punon për përcaktimin e një platforme të përbashkët, ku qëllimet e medias për zhvillimin e shoqerise mund të takohen me interesat e individeve, duke ilustruar skenarë të ndryshëm ku qëllimet konvergojnë.
Akademia Verore krijon një hapësirë në kërkimin akademik të Medias dhe komunikimit, e cila përpiqet të sheshojë hierarkinë midis studentit dhe profesorit, dhe të përkrahë entuziazmin si një virtyt. Me një qëllim të madh, Akademia Verore përjashton metodat kërkimore joangazhuese, të imponuara nga sistemi universitar për përfitim, duke refuzuar përdorimin e një gjuhe përfituese dhe tepër klinike, duke shprehur me bindje se linja e mendimit që ajo lloj përqasje nxit, çrrënjos çdo lloj kreativiteti dhe pavarësie. Prandaj, për të pasur një qasje sa me produktive, Akademia Verore ka insistuar në faktin që një përqasje e gjallë dhe imagjinative në procesin kërkimor, duhet konsideruar si një aspiratë pedagogjike tepër fisnike.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor, Master si dhe ish student qe sot punojne ne Media te ndryshme etj.