TITULLI: 
                        Skena për të gjithë                    
                     
                                            
                            
                                Koha: 
                                10.07.2023 - 12.07.2023                            
                         
                    		    		Objektivi kryesor i shkollës verore është njohja e marrëdhënieve mes muzikës dhe shkencave të tjera si dhe rëndësia e tyre në formimin e një muzicienti të kompletuar në karieren muzikore.
 
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë ndikimin e performancës në muzikë
- Të kuptojnë metodat kryesore në muzikë ,si shkencë dhe grupeve-bendeve
- Të njihen me llojet-zhanret e muzikës që mund të ndikojnë në performancën e muzikës
- Të kuptojnë rëndësinë e performancës në stile të ndryshme muzikore, zhanër, harmoni, formë muzikore etj.
 
Grupet e synuara:
Studentë të nivelit Bachelor dhe Master në fushën e muzikës
Nxënës të shkollave të mesme
Profesionistë muzikor
                    
                                                    Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.