TITULLI: Komunikimi ndërmjet njeriut, objektit dhe hapësirës në enterier dhe eksterier përmes stilit minimalist

Koha: 09 -10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Objektivi kryesor i Shkollës Verore është zhvillimi i njohurive teorike dhe praktike të studentëve të Dizajnit të Integruar – Specializimi Enterier, me fokus në komunikimin ndërmjet njeriut, objektit dhe hapësirës në enterier dhe eksterier përmes stilit minimalist. Përmes ligjëratave, diskutimeve interaktive, punëtorive praktike dhe vizitave studimore, pjesëmarrësit do të eksplorojnë parimet e dizajnit minimalist, organizimin funksional të hapësirës, raportin ndërmjet formës dhe funksionit, si dhe ndikimin e materialeve, ndriçimit dhe elementeve arkitektonike në krijimin e ambienteve bashkëkohore.

Shkolla verore do të përfshijë gjithashtu aktivitete praktike në terren, analiza të objekteve arkitekturore, ushtrime projektuese dhe aktivitete sociale që nxisin bashkëpunimin dhe kreativitetin e studentëve.

Temat Kryesore:

  • Komunikimi ndërmjet njeriut, objektit dhe hapësirës në enterier dhe eksterier
  • Parimet e stilit minimalist në arkitekturë dhe dizajn enterieri
  • Organizimi funksional i hapësirës dhe ergonomia
  • Materialet, teksturat dhe ndriçimi në dizajnin minimalist
  • Raporti ndërmjet estetikës dhe funksionalitetit
  • Zhvillimet bashkëkohore në arkitekturë dhe dizajn enterieri
  • Punëtori praktike dhe zhvillimi i koncepteve projektuese
  • Bashkëpunimi multidisiplinar në projektim
  • Prezantimi dhe komunikimi profesional i projekteve
  • Perspektivat e së ardhmes në arkitekturë dhe dizajn enterieri

 

Rezultatet e të nxënit:

Pas përfundimit të Shkollës Verore, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të

  • Të demonstrojnë njohuri mbi parimet e dizajnit minimalist në enterier dhe arkitekturë.
  • Të analizojnë marrëdhënien ndërmjet hapësirës, objekteve dhe përdoruesit.
  • Të krijojnë zgjidhje funksionale dhe estetike për hapësira të brendshme dhe të jashtme.
  • Të aplikojnë konceptet e organizimit hapësinor, ergonomisë dhe kompozimit vizual në projekte praktike.
  • Të përdorin materiale, ndriçim dhe elemente dizajni për krijimin e ambienteve bashkëkohore.
  • Të zhvillojnë projekte konceptuale duke respektuar parimet e stilit minimalist.
  • Të komunikojnë dhe prezantojnë idetë projektuese në mënyrë profesionale.
  • Të punojnë në ekipe multidisiplinare gjatë zhvillimit të projekteve praktike.
  • Të analizojnë shembuj të suksesshëm të arkitekturës dhe dizajnit minimalist.
  • Të zhvillojnë aftësi krijuese dhe mendim kritik në procesin e projektimit.
  • Të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi me profesorë, arkitektë, dizajnerë dhe kolegë.
  • Të reflektojnë mbi rëndësinë e komunikimit ndërmjet hapësirës, objektit dhe përdoruesit në krijimin e ambienteve funksionale dhe estetike.

 

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master Students, stafi i UBT-së, Profesionistët etj etj.