Koha: 06 -09 Korrik 2026
Akademia verore e Psikologjisë në UBT, në këtë edicion, do t’u ofrojë studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë një përvojë interaktive dhe kreative që ndërthur teknologjinë, mirëqenien mendore dhe angazhimin aktiv në komunitet.
Në qendër të programit do të jenë aktivitetet e bashkë-dizajnimit me të rinjtë, ku studentët dhe pjesëmarrësit krijojnë bashkë ide dhe zgjidhje. Kjo perspektivë do të ndërlidhet me eksplorimin e reziliencës përmes teknologjisë së Realitetit Virtual (VR), duke u ofruar pjesëmarrësve një përvojë inovative për të reflektuar mbi mekanizmat adaptues dhe reziliencën e tyre.
Në linjë me zhvillimet bashkëkohore, programi do të përfshijë aktivitete rreth digjitalizimit dhe integrimit të tij në jetën e përditshme, si dhe elemente të terapisë së artit dhe rërës, duke u ofruar studentëve mundësi për shprehje emocionale dhe reflektim përmes proceseve kreative dhe simbolike.
Ju mirëpresim.