TITULLI: Akademia e Karrierës

Koha: 22 - 24 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Akademia Verore “Karrierë, Inovacion dhe Punësim” organizohet nga Qendra e Karrierës me qëllim të informimit dhe përgatitjes së studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës. Përmes ligjëratave tematike, diskutimeve dhe prezantimeve nga përfaqësues të kompanive partnere, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me zhvillimin e karrierës, aftësitë profesionale, trendet e punësimit, inovacionin dhe mundësitë për praktikë profesionale dhe punësim. Akademia gjithashtu synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet studentëve, universitetit dhe industrisë.

Temat Kryesore:

Rezultatet e të nxënit:

  •  Zhvillimi i karrierës dhe planifikimi profesional
  • Aftësitë e buta dhe përgatitja për tregun e punës
  •  Trendet e punësimit dhe kërkesat e punëdhënësve
  • Inovacioni dhe transformimi digjital
  •  Mundësitë për praktikë profesionale dhe punësim
  •  Bashkëpunimi me industrinë dhe rrjetëzimi profesional

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

Të kuptojnë procesin e zhvillimit të karrierës dhe kërkesat e tregut të punës.

Të identifikojnë aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për punësim.

Të njohin mundësitë për praktikë profesionale dhe zhvillim në karrierë

Të zhvillojnë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi profesional.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master dhe të diplomuarit