TITULLI: Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime

Koha: 01 Korrik - 10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Akademia verore për Ekonomi, Financa, Banka, dhe Sigurime do të ofrojë ligjërata më interes të veçantë në kuadër të Festivalit “Global UBT Fest 2026”. Prandaj, pjesëmarrësit  do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe analizojnë zhvillimet aktuale ekonomike, si dhe të jenë në gjendje të parashikojnë zhvillimet e ardhshme ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e ligjëratave të cilat do të ofrohen  për gjatë kësaj akademie do të analizojnë përcaktuesit kryesor të ekonomisë dhe determinantat e rritjes ekonomike, zhvillimin financiar, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm financiar, ambientin e investimeve me fokus në tregjet e kapitalit, bankat digjitale dhe kriptovalutat,  sfidat e zhvillimit të sektorit të sigurimeve, si dhe standardet e raportimit financiar se bashku më politikat tatimore. Në kuadër të kësaj shkolle verore do të ofrohen edhe leksione në formën e trajnimit për Saving Game. Trajnimi Savings Game është shumë interaktiv për familjet, të rinjtë dhe bizneset e vogla familjare që dëshirojnë të mësojnë artin e menaxhimit efikas të buxhetit familjar dhe mobilizimit të kursimeve. Për më tepër, ky modul është obligativ për të përfunduar me sukses këtë akademinë  verore.

Kjo akademi verore do të sjell para studenteve dhe pjesëmarrësve  ligjërues me një përvoje të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe financave, të cilët janë të dëshmuar në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu rendësi e veçantë do ti kushtohet edhe sektorit të industrisë, ku do të ofrohen ligjërata dhe seksione  të cilat lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës. Fakulteti MBE planifikon që ketë akademi verore të organizoje nga data 01.07.2026 deri më datën 10.07.2026.

 

Temat Kryesore

  • FinTech dhe inovacioni financiar
  • Investimet e gjelbra dhe qëndrueshmëria
  • Asetet digjitale dhe teknologjitë financiare
  • Statistika, të dhënat dhe Inteligjenca Artificiale
  • Sistemi tatimor dhe aplikimi praktik
  • Edukimi financiar dhe simulimet praktike

Rezultatet e të nxënit

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të analizojnë politikat ekonomike dhe ndikimin e tyre në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë;
  • Të marrin njohuri të avancuara rreth tregjeve financiare dhe funksionimin e tyre;
  • Të kuptojnë koceptin e bankave digjitale dhe inovacionet e reja në industrinë bankare;
  • Të kuptojnë strategjitë e investimeve, dhe t’i vlerësojnë ato në sfondin e teorisë së tregut të kapitalit;
  • Të kuptojnë parimet bazë të kontabilitetit dhe të kontrollit, si dhe të aplikojnë mjete të thjeshta financiare;
  • Të analizojnë tregun e sigurimeve, dhe organizimin e tije në vendet në zhvillim;
  • Të kuptojnë funksionin e monedhave dixhitale, dhe rolin e tyre në ekonomi;
  • Të kuptojë ndërlidhjen dhe implikimet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master, stafi i UBT-së, Profesionistët.