TITULLI:
“Stomatologjia moderne: trendet dhe risitë në praktikën klinike dhe laboratorike”
Koha:
06 - 08 Korrik 2026
Hyrje – Përmbledhje
Shkolla Verore “Stomatologjia moderne: Trendet dhe risitë në praktikën klinike dhe laboratorike” synon të ofrojë njohuri bashkëkohore dhe përvoja praktike në fushat kryesore të stomatologjisë moderne. Përmes ligjëratave, prezantimeve shkencore dhe punëtorive praktike, pjesëmarrësit do të njihen me zhvillimet më të fundit në ortodonci, periodontologji, kirurgji orale, endodonci, stomatologji pediatrike, stomatologji digjitale dhe teknologjinë laboratorike dentare.
Programi promovon integrimin e njohurive teorike me praktikën klinike dhe laboratorike, duke nxitur mendimin kritik, inovacionin, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe përdorimin e teknologjive moderne në diagnostikim, planifikim dhe trajtim. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të zhvillojnë aftësi profesionale përmes diskutimeve dhe demonstrimeve praktike.
Temat kryesore:
- Ortodoncia digjitale dhe trajtimi me alignerë ortodontikë
- Stomatologjia digjitale dhe teknologjitë CAD/CAM
- Materialet moderne dentare dhe aplikimet laboratorike
- Periodontologjia rigjeneruese
- Kirurgjia orale dhe diagnostikimi bashkëkohor
- Endodoncia moderne dhe ruajtja e vitalitetit pulpar
- Shëndeti oral tek fëmijët dhe denticioni i përzier
- Diagnostikimi me CBCT dhe teknologjitë e avancuara të imazherisë
- Skanimi digjital i implanteve dhe rrjedhat moderne të punës
- Bashkëpunimi ndërmjet stomatologut dhe teknikut dentar
Rezultatet e të nxënit:
Pas përfundimit të Akademisë Verore, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Shpjegojnë konceptet dhe trendet më të fundit në stomatologjinë moderne.
- Vlerësojnë aplikimet klinike dhe laboratorike të teknologjive digjitale.
- Analizojnë raste klinike dhe të propozojnë zgjidhje të bazuara në evidencë shkencore.
- Përdorin njohuritë bashkëkohore në ortodonci, periodontologji, kirurgji orale dhe endodonci.
- Kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ekipit klinik dhe laboratorik.
- Zhvillojnë aftësi praktike përmes demonstrimeve dhe punëtorive profesionale.
- Komunikojnë dhe prezantojnë ide profesionale në mënyrë efektive.
- Identifikojnë sfidat dhe mundësitë e ardhshme në stomatologjinë moderne.
- Të reflektojnë mbi përvojën e fituar dhe mundësitë për aplikimin e saj në praktikë.
Grupet e synuara:
- Studentë të Stomatologjisë
- Studentë të Teknikut Dentarë
- Stomatologët
- Specialistë të Stomatologjisë
- Teknikët dentarë
- Stafi akademik dhe hulumtuesit
- Profesionistë të interesuar për zhvillimet bashkëkohore në stomatologji
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.