TITLE: AKADEMIA E MULTIMEDIAVE

Në kuadër të Global UBT Fest 2021 do të mbahet Akedemia Multimediale, në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë shkathtësitë e shkrimit të lajmit, teknikat dhe standardet e fotografimit dhe menaxhimin e mediave sociale me fokus promovimin e lajmit. Pjesëmarrësit për një javë do të mësojnë gjithçka që ju duhet për shkrimin e një lajmi, duke qenë pjesëmarrës direkt në mbulimin e ngjarjes në terren, shkrimin e lajmit në zyre dhe botimin e tij në portalin e UBT-së dhe rrjetet sociale. Po ashtu, ata do të mësojnë gjithçka që u duhet rreth fotografisë, teknikave dhe pjesës kreative për shkrepjen e fotove që flasin më shumë sesa qindra fjalë.


Pjesëmarrjësit e kësaj Akademia Multimediale do t’u ofrohet workshop i veçantë për të kuptuar sesi funksionojnë mediat sociale, fuqia e algoritmit dhe rëndësia e përmbajtjes në mediat sociale. Në përfundim të Akademisë do të prezantohet puna e të gjithë pjesëmarrëve në një event të veçantë. Po ashtu, në kuadër të Akedemisë do të ketë një garë të pjesëmarrëve për lajmin më të mirë, fotografinë më të mirë dhe postimin më të mirë, të cilat do të shpallen dhe pastaj publikohen në media dhe rrjetet sociale.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • kuptojnë fushën e gazetarisë, fotografisë dhe mediave sociale
  • shkruajnë një lajm
  • bejnë fotografi
  • vendosin lajmet në rrjetet sociale

Grupet e synuara:

Të gjithë ata që janë të interesuar për gazetari, fotografi dhe media online.