Time: 18 - 23 July
Si në çdo fushë tjetër të aktivitetit njerëzor, teknologjia ka ndërhyrë edhe në disiplinat sportive, duke përmirësuar shumë aspekte ne të mire të sportit dhe të sportistëve. Debati mbi zhvillimet teknologjike nuk është më në termat e përdorimit “për mirë” apo “për keq”, por se si të përdoresh teknologjinë në funksionin tënd. Falë aparaturave të reja moderne, makinerive më të fundit dhe inxhinierisë moderne, teknologjia po përmirëson spektrin e lëvizjeve të trupit të njeriut, duke prodhuar individë që sfidojë limitet e natyrës. Kemi atletë që kërcejnë gjithmonë e më lart, vrapojnë gjithmonë e më shpejt apo shënojnë gjithmonë e më saktë duke u bazuar ne matjet nga aparatura të sofistikuara. Këto aparatura vlerësojnë trupin e një atleti, matin çdo sistem në organizmin e tij dhe drejtojnë lëvizjen e tij duke e përmirësuar deri në të dhjetat apo te qindtat e sekondit.
Kjo akademi është e rëndësishme sepse do t’u japë pjesëmarrësve një pasqyrë të detajuar mbi rolin dhe rendësin e përdorimit të teknologjisë në sport, gjithashtu pjesmarrsit do të fitojnë njohur edhe rreth testimit të përformances në sport, si dhe rreth organizimit të eventeve dhe garave sportive, më konkretisht diskutimet gjatë forumeve dhe punëtorive do të përqendrohen në metoda dhe teknika të ndryshme që lehtësojnë të mësuarit dhe përvetësimin e njohurive në epokën digjitale.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara: Studentët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, si dhe për gara dhe ngjarje argëtuese, profesorët dhe studentet e te gjitha departamenteve tjera brenda UBTs