TITLE: Ansambli frymor

Time: 04 July (12:00 - 13:30)

Punëtoria “Ansambli frymor”, që do të udhëhiqet nga Mr. Blerim Emërllahu, sjell mundësinë që frekuentuesit të sprovohen që, në kohë të shkurtër, të përgadisin vepra për interpretim skenik në ansambël. Përzgjedhja e programit koncertal do të bëhet në mënyrë interaktive, që don të thotë se frekuentuesit do të kënë mundësinë të marrin pjesë aktive në konceptimin e repertorit koncertal, si edhe të vendosin nëse do të kenë nevojë për termine shtesë për përgaditjet për koncert. Punëtoria do të përfundojë me paraqitje skenike të ansamblit.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të marrin vendime për repertor koncertal duke arsyetuar propozimin që bëjnë
  • Të bashkëpunojnë muzikisht
  • Të përgaditen për skenë për kohë të shkurtër

Grupet e synuara: Studentët e fakultetit MMPDM (Muzikë Moderne, Produkcion Digjital, Menaxhment)-profili i performimit instrumental (frymor),  nxënësit e shkollave të mesme, dhe të interesuarit e tjerë të fushës.