TITLE: Higjiena Mentale dhe Mindfulness

Time: 08 July (11:00-12:30 & 15:00-16:30)

Stresorët e përditshëm dhe shumë sfida me të cilat përballemi në jetën tonë të përditshme paraqesin shumë rreziqe për shëndetin tonë mendor. Prandaj, është e rëndësishme të kujdesemi për paqen tonë të brendshme dhe të kërkojmë mbështetje për të tejkaluar vështirësitë që mund të hasim.

Punëtoria do tu ofrojë pjesemarresve njohuri rreth shkaktarëve kryesorë te distresit dhe shqetësimeve të tjera psikologjike të ndërlidhura me jeten e tyre te përditshme dhe ballafaqimit me vështirësite dhe sfidat.

Rezultatet e pritura:

Pjesëmarresit do të kuptojnë më shumë per konceptin e Higjienës Mentale, dhe do të fitojnë shkathtësi bazike për të praktikuar veprimtari të rregullta për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e saj. Përmes ushtrimeve të teknikave relaksuese dhe Mindfulnes, pjesëmarresit do të fitojnë njohuri si dhe shkathtësi të reja për të menaxhuar dhe tejkaluar në menyrë më efektive situatat të cilat mund të iu shkaktojnë shqetësime psikologjike dhe vuajtje shpirtërore.

Grupet e synuara:

Punëtoria do tu dedikohet të gjithë pjesëmarrësve (studentëve dhe stafit) të të gjitha akademive verore  dhe do të zgjasë 1.5 ore. Në punëtori mund të marrin pjesë rreth 20-25 pjesëmarrës. Në rast se mund të ketë një numër të madh të të interesuarve, seminari do të përsëritet në një orar shtesë me grupe të ndryshme për të përmbushur kërkesat e të gjithë palëve të interesuara.