TITULLI: Integrimi i IA në Hulumtimin Juridik: Analizë e Përfitimeve, Kufizimeve dhe Implikimeve Etike

Koha: 06 - 10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje 

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) ka riformësuar çdo aspekt në jetën e përditshme, profesionet dhe arsimin. Njëkohësisht përdorimi i saj paraqet sfidë të madhe mbi mënyrën sesi ajo përdoret ose shfrytëzohet, përgjegjësinë, limitet e saj, rregullimin ligjor, si dhe besueshmërinë pra shkallën e mbështetjes tek IA sidomos në disa lloje profesionesh.  Në mjaft aspekte IA ka sjellë produktivitet, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa konkrete përmes një procesi të: kërkimit – mbledhjes dhe përpunimit të shpejtë të të dhënave për të gjeneruar përgjgje në çështjet/ pyetjet e parashtruara në kohë të shkurtër për të arritur tek informacioni dhe zgjidhja e synuar.

Shkolla verore do t’iu mundësojë studentëve të diskutojnë dhe të marrin informata mbi përdorimin në praktikë të IA-së si në mjedisin jetësor (jetën e përditshme) ashtu edhe atë profesional duke pasur në konsideratë edhe të trajtuarit e çështjeve të tjera të rëndësishme siç janë: saktësia e IA-së, produktiviteti i saj, përgjegjësia, por edhe dhe kufizimet që lidhen me etikën, mbrojtjen e të dhënave, etj.

Shkolla verore ofron një mundësi më shumë për studentët që të forcojnë lidhjet midis të mësuarit akademik dhe anës praktike si dhe i pajis ato me njohuri dhe aftësi profesionale dhe orienton për ti përdorin këto njohuri siç duhet në praktikë.

Shkolla verore do të zhvillohet përmes aktiviteteve ekstra-kurrikulare, ku do të kombinohen ligjërimi teorik me diskutimet në klasë, ofrimit të shembujve konkretë, ndarjes së eksperiencave, dhe kur është e mundur punës në grup. Aktiviteti ka për qëllim t’iu japë studentëve njohuri solide dhe praktike jo vetëm të të kuptuarit të IA por edhe të mënyrës së duhur të përdorimit të saj.

Temat Kryesore:

  • Të kuptuarit e Inteligjencës Artificiale (IA),
    • Ndikimi i IA-së në vendimmarrje dhe rreziqet e centralizimit të informacionit.

 

  • IA dhe rregullimi Ligjor
    • A po zhvillohet IA më shpejt sesa kuadri ligjor (rregullimi normativ);
    • Cilët janë kufijtë e përdorimit të IA (përdorimi i IA-së në hulumtim dhe IA në identifikim përmes fytyrës, etj pikëpyetjet që lidhen me përgjegjsinë, etikën, mbrotjen e të dhënave);
    • Sfidat e përdorimit të IA-së (a është IA një rrugë e sigurtë drejt zgjidhjes së kërkuar – dhe çfarë nëse kërkohet zgjidhje në një fushë të veçantë për shembull ligjore ose mjekësore ?)
    • Saktësia e IA në çështje kyçe/ dhe delikate për jetën shëndetin dhe të drejtat e qytetarëve (si p.sh. përdorimi i këshillës së IA për trajtim mjekësor apo afatet ligjore në çështjet e drejtësisë, etj).

 

  • IA në punë
    • Si e ka riformësuar jetën e përditshme IA;
    • Si dhe a mund të përdoret më mirë IA;
    • Sa i besuesshëm është informacioni i marrë përmes IA-së, –        Cilat janë profesionet më të ndikuara nga IA;

 

  • IA në Media dhe Rrjete Sociale
    • Si të tregohemi te kujdesshem per te marre informacion të saktë;
    • A i zëvendëson inteligjenca artificiale burimet e tjera ne marrjen e informacionit (si p.sh shfrytëzimi i sa më shumë burimeve të informatave për çështjen përkatëse) dhe informimi gjithmonë përmes mediave të besueshme (pra ndarja e burimeve të informacionit)
    • Si të mbrohemi nga videot dhe fotot e gjeneruara/ përpunuara përmes IA dhe manipulimi mediatik i opinionit publik.

 

  • IA në edukim
    • Si përdorimi i IA mund ta përshpejtojë procesin e të mësuarit (teaching and learning process)
    • Sifdat e përdorimit të IAsë në praktikë (p.sh. si të përdoret IA në hulumtim);
    • Sa janë të sakta dhe të besueshme platformat online të ndërtuara përmes fuqizimit me IA (për profesione të caktuara), edhe pse ‘të deklaruara’ të shpejta në shërbim/përgjigje dhe me reference direkte tek burimet zyrtare’, (p.sh platformat e ndërtuara posaçërisht për profesionistët ligjor për kërkimin e mënjhershëm dhe draftimin profesional të ligjeve, aktgjykimeve, aktvendimeve gjyqësore, shkresave të ndryshme juridike, të kontratave dhe padive, etj) dhe që ofrojnë një ndihmë të pazëvëndësueshme në dispozicion për avokatë, juristë, biznese dhe studentë.

Rezultatet e të nxënit:

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të demonstrojnë njohuri mbi konceptet dhe parimet kryesore të IA.
  • Të analizojnë sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e IA.
  • Të zbatojnë njohuritë teorike në situata praktike dhe raste studimore.
  • Të komunikojnë ide dhe rezultate në mënyrë efektive dhe profesionale.
  • Të punojnë në mënyrë bashkëpunuese në ekipe multidisiplinare.
  • Të vlerësojnë ndikimin e zhvillimeve teknologjike dhe IA në shoqëri.
  • Të zhvillojnë aftësi praktike përmes punëtorive, ushtrimeve dhe projekteve.
  • Të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi me kolegë, ekspertë dhe profesionistë të fushës.
  • Të rrisin gatishmërinë për studime të mëtejshme dhe zhvillim në karrierë.
  • Të prezantojnë zgjidhje kreative ndaj sfidave reale të profesionit përmes përdorimit të IA.
  • Të reflektojnë mbi përvojën e fituar dhe mundësitë për aplikimin e saj në praktikë.

Grupet e synuara/ Target Group:

Studentët e nivelit Bachelor, Master Students, stafi i UBT-së, Profesionistët etj