TITULLI: Sfidat e gazetarisë në kohën e Inteligjencës Artificiale

Koha: 06 -10 Korrik 2026

Hyrje – Përmbledhje

Objektivi kryesor i shkollës verore të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit është diskutimi i temave dhe fenomeneve të medias në kohën e zhvillimit të hovshëm teknologjik. Përmes ligjëratave të profesionistëve të fushës do të tërhiqet vëmendja për gjendjen e medias sot, rrugëtimin e saj në kohë të tjera të ngjashme (vështirësitë e medias në periudha zhvillimesh teknologjike) dhe, sidomos, sfidat me të cilat përballet media sot, për të vazhduar rrugëtimin në
“fytin e ngushtë” midis publikut dhe pushtetit, duke ruajtur peshën dhe rëndësinë e saj.

 

Temat Kryesore

Media përballë teknologjisë: bashkëjetesë apo ecje në mjegull

  • Teknologjia Arsimore dhe Mjetet Digjitale
  • Saktësia e kontestuar e informacionit në epokën digjitale
  • Inteligjenca Artificiale dhe gazetaria, partneritet profesional apo kërcënim për profesionin?
  • Prodhim Mediatik dhe Storytelling Digjital
  • Podcasti dhe prodhimet moderne mediatike
  • Sfidat e gazetarisë përballë gazetarisë qytetare
  • Mbijetesa e gazetarisë
  • Rruga e gazetarisë drejt së ardhmes
  • Aktivitete në terren
  • Zhvillim temash në grupe

 

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

  • Të kuptojnë zhvillimin e medias deri tash;
  • Ta kuptojnë shkallën e ndikimit të teknologjisë në media;
  • Të mësojnë aktivitetet e medias për t’ju përshtatur ndryshimeve të imponuara nga teknologjia e re;
  • Të kuptojnë sfidat e sotme të gazetarisë përballë produkteve të reja, të mundësuara nga teknologjia;
  • Të mësojnë përdorimin e mjeteve teknologjie në prodhimin e përmbajtjes mediatike;
  • Të mësojnë përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie dhe në mësimnxënie në studimet e gazetarisë.

 

Grupet e synuara

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master stafi i UBT-së, Profesionistët etj.