TITULLI: Music Technology Summer School 2026

Koha: 06 - 08 Korrik 2026

Hyrje dhe përmbledhje rreth akademisë verore:

Music Technology Summer School 2026 është një program veror i dedikuar eksplorimit të proceseve bashkëkohore të krijimit muzikor, produksionit dhe teknologjisë së tingullit. Shkolla verore synon të ofrojë një qasje praktike dhe interaktive ndaj muzikës, duke kombinuar aspektet krijuese të këngëshkrimit me teknikat moderne të produksionit dhe përdorimin e pajisjeve muzikore dhe teknologjisë muzikore. Programi përfshin dy punëtori kryesore të udhëhequra nga profesionistë të fushës, të cilat fokusohen në dekonstruktimin e procesit të krijimit muzikor në studio dhe në eksplorimin e pajisjeve që mund të përdoren për performancat live dhe ato në studio.

Temat kryesore:

  • Këngëshkrimi nëpërmjet produksionit muzikor
  • Dekonstruktimi i veprave muzikore
  • Teknologjia dhe dizajni i tingullit
  • Pedalet për kitarë dhe ndërtimi i pedalboard-eve
  • Performanca live dhe incizimi në studio
  • Zhvillimi i identitetit tingullor artistik

 

Rezultatet e pritura:

  • Informimi për procesin e krijimit dhe produksionit të një kënge origjinale
  • Analiza strukturore muzikore dhe produksionale
  • Përdorimi i dizajnit tingullor në produksionin muzikor
  • Informimi për përdorimin e pedaleve për kitarë elektrike në performanca live
  • Informimi për përdorimin e pedaleve për kitarë elektrike në studio
    Njohuri për ndërlidhjen midis krijimtarisë dhe teknologjisë muzikore

 

Grupet e synuara:

  • Studentë të muzikës dhe audio produksionit
  • Muzikantë dhe producentë të rinj
  • Kitaristë dhe performues live
  • Pjesëmarrës të interesuar në teknologjinë muzikore
  • Entuziastë të teknologjisë muzikore